Një grua në Prizren tentoi të vetëvritet pasi djalit të saj iu vazhdua paraburgimi

Kronikë e zezë

Një grua në Prizren tentoi të vetëvritet pasi djalit të saj iu vazhdua paraburgimi

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Një grua në Prizren ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke përdorur sasi të madhe të medikamenteve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shyqri Bytyqi konfirmoi për median, se gruaja gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Siç konfirmoi Policia, gruaja ka tentuar të bëjë vetëvrasje për shkak se djalit të saj i është vazhduar paraburgimi.

Më datën 23.07.2023, rreth orës 15:00 policia është informuar se në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit gjendet një viktimë femër, e moshës 53 vjeçare, për shkak se gjendjes së rënduar shëndetësore si pasojë e përdorimit të medikamenteve. Dyshohet se e njëjta me anë të medikamenteve ka tentuar të bëjë vetëvrasje për shkak se djalit të saj i është vazhduar paraburgimi”, theksoi ai.

Zëdhënësi i Policisë bëri të ditur se, djalit të saj i është vazhduar paraburgimi për një rast kanosje -dhunë në familje.

Viktima gjendet jashtë rrezikut për jetë. Policia ka dal në vendngjarje dhe rasti është nën hetime”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat