NjRSh ndal ‘Porsche’-n për kontroll në Prishtinë, shoferit i gjejnë dy armë, drogë e thikë

Kronikë e zezë

NjRSh ndal ‘Porsche’-n për kontroll në Prishtinë, shoferit i gjejnë dy armë, drogë e thikë

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 11:59
Ilustrim

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Ata shpesh kapen në flagrancë me armë dhe sillen lirshëm me to.

Një rast i tillë është zbuluar mbrëmë në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, teksa Policia po patrullonte dhe ndaloi për kontroll një veturë luksoze të tipit ‘Porsche’.

Sinjali mëson se gjatë kontrollit policor, Policia ka gjetur dy armë zjarri, drogë, mjet të mprehtë e 20 fishekë, që i dyshuari i mbante ilegalisht.

Armët dhe gjësendet e tjera janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat