Arrestohen dy burra për dhunim, njëri në Prishtinë e tjetri në Fushë Kosovë

Kronikë

Arrestohen dy burra për dhunim, njëri në Prishtinë e tjetri në Fushë Kosovë

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar dje në nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “dhunim”.

Sipas policisë, të dy me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njëri nga rastet ka ndodhur në Fushë Kosovë, teksa tjetri në Prishtinë.

“Fushë Kosovë / 18.08.2024 – 20:30. Më 20.08.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

“Prishtinë / 17-18.08.2024 – 21:00-00:00. Më 20.08.2024 viktima kosovare ka njoftuar se është dhunuar nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat