Një grua gjendet pa shenja jete në garazhën e shtëpisë së saj në Pejë

Kronikë

Një grua gjendet pa shenja jete në garazhën e shtëpisë së saj në Pejë

Më: 5 prill 2025 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Një grua është gjetur pa shenja jete në garazhin e shtëpisë së saj në fshatin Nabërgjan të Pejës.

Lajmin për median e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Një grua është gjetur pa shenja jete në Nabërgjan të Pejës. Trupi i pajetë i viktimës është gjetur në një objekt përcjellës (garazh) të shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë dhe ekipet emergjente”, tha ai.

Shkaqet për vdekjen e saj nuk dihen, ndërsa rasti po hetohet nga Prokurori i Shtetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat