Të burgosurit i digjet qëllimshëm vetura në Smrekonicë të Vushtrrisë

Kronikë e zezë

Të burgosurit i digjet qëllimshëm vetura në Smrekonicë të Vushtrrisë

Më: 20 prill 2025 Në ora: 20:50
Ilustrim

Një zjarrvënie e qëllimshme ka ndodhur mbrëmë në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë.

Cak ishte vetura e tipit Audi A3, e cila u dogj në rrethana ende të panjohura.

Nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.

Kjo veturë i përket një të burgosuri i cili është duke e vuajtur dënimin në Burgun e Smrekonicës.

Ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarje.

Rasti po hetohet dhe nga ana e Prokurorit të Shtetit po cilësohet si “Zjarrvënie e qëllimshme”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat