Katër persona janë arrestuar në kryeqytet të dyshuar për rastin vrasje në tentativë.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Prishtinë Agron Borovci tha për KosovaPress se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30, në rrugën "Lidhja e Prizrenit" në Prishtinë.
“Një nga viktimat kishte pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë, përderisa të tjerët si rezultat i përleshjes. Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet hetimore të policisë, janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit J. B. (19), K. K. (19), A. XH. (18) dhe O. A. (18), që të gjithë shtetas të Kosovës”, ka thënë Borovci.
Policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale "Vrasja në tentativë" si dhe “Lëndim i rëndë trupor” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.