Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në mes dy kamionëve në Drenas, përkatësisht në rrugën Zabel i Ulët – Komoran, raporton KosovaPress.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë se nga ky aksident ka edhe të lënduar rëndë.
“Si pasojë, një nga vozitësit nga Ferizaj ka thyer dy këmbët dhe është pa vetëdije e me gjakderdhje”, bëjnë të ditur dëshmitarët.
Ndërsa, KP është në pritje të përgjigjeve nga Policia e Kosovës për detaje nga aksidenti në fjalë.
Nga pamjet e siguruara, në vend të ngjarjes përveç policisë, kanë dalë edhe zjarrfikësit dhe stafi mjekësor për ta nxjerr nga kamioni të lënduarin.
Sipas dëshmitarëve i lënduari i cili tashmë është dërguar për trajtim në QKUK, ka humbur kontrollin e drejtimit të kamionit duke dal në kahun tjetër të rrugës për të goditur një kamion tjetër.