​Vëllai plagos motrën në Ferizaj

Kronikë e zezë

​Vëllai plagos motrën në Ferizaj

Më: 10 maj 2025 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Sot rreth orës 10:00 ka ndodhur një incident me armë zjarri në rrugën "Mejdi Xhaferri" në Ferizaj.

Dyshohet se personi E.M. (19) ka plagosur motrën e tij 25-vjeçare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një veprimi të shpejtë policor, i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

25-vjeçarja, pas ndihmës së parë në Emergjencën e Ferizajt, është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha veprimet hetimore, ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Motivi i incidentit ende mbetet i panjohur dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat