Tre të therur në Podujevë

Kronikë e zezë

Tre të therur në Podujevë

Më: 11 maj 2025 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Tre persona janë therur me thikë pas një zënke.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Podujevë.

Dy nga të lënduarit për shkak të lëndimeve janë përcjellur për trajtim në QKUK në Prishtinë.

Kjo u konfirmua nga doktori Naser Syla, drejtor i Qendres Emergjente.

“Kanë qenë dy persona të lënduar me mjet të mprehtë. Një nga ta pas trajtimit të marrë në QE është liruar në shtëpi, kurse tjetri po e vazhdon trajtimin në Klinikën Torakale”, deklaroi Syla.

Nuk dihet ende se si ka ndodhur apo arsyet e rastit.

Klankosova.tv, ka kontaktuar me policinë për të marrë ndonjë informacion, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat