​Vet-aksident i rëndë në Veternik

Kronikë

​Vet-aksident i rëndë në Veternik

Më: 31 maj 2025 Në ora: 08:30
Pamje nga aksidenti

Një vet-aksident ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në Veternik të Prishtinës, ku si pasojë dyshohet se ngasësi i veturës ka pësuar lëndime trupore.

Deri te vet-aksidenti ka ardhur kur ai me veturën e tij ka goditur shtyllën e ndriçimit e më pas është rrokullisur.

Qytetarët kanë dërguar fotografi dhe video në KosovaPress, ku shihet se në vendin e ngjarjes janë parë zjarrfikësit, autoambulanca dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

KosovaPress ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informata por deri tash nuk kanë dhënë detaje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat