Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Suharekë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren njofton se më datë 02.06.2025, rreth orës 23:11, në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, është raportuar për një aksident trafiku me dëme të konsiderueshme materiale”, tha Bytyqi.
“Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se ngasësi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe ka goditur dy automjete të parkuara dhe një lokal. Si pasojë, dy persona që ndodheshin në automjet kanë pësuar lëndime trupore”.
“Të lënduarit janë dërguar për trajtim nga ekipi emergjent, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin”, shtoi tutje Bytyqi.