Një rast i rëndë vjedhjeje është raportuar në rrugën "Andrea Bogdani", në Prishtinë. Viktima, një femër shtetase e Kosovës, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur pasuri me vlerë të konsiderueshme.
Sipas raportit policor, nga shtëpia janë marrë para të gatshme, stoli ari, si dhe një pistoletë për të cilën viktima posedonte leje të rregullt.
Policia ka nisur hetimet dhe rasti është duke u trajtuar nga njësitet kompetente për ndriçimin e plotë të ngjarjes.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e autorëve.