Një burrë në Mitrovicë është zhdukur që pesë ditë, policia në kërkim të tij

Kronikë e zezë

Një burrë në Mitrovicë është zhdukur që pesë ditë, policia në kërkim të tij

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Një burrë raportohet të jetë zhdukur nga 8 qershori i këtij viti në Mitrovicë.

Sipas ankueses, viktima ka dalë nga shtëpia rreth orës 22:00 dhe nuk dihet ende asgjë për vendndodhjen e tij.

“Më 11.06.2025 ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga data e cekur ka dalur nga shtëpia viktima mashkull kosovar dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.

Rasti po hetohet nga njësitet kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat