​Kapet me kanabis në Vërmicë

Kronikë

​Kapet me kanabis në Vërmicë

Më: 13 korrik 2025 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Një shtetas i Republikës së Shqipërisë është ndaluar nga policia në Pikën Kufitare në Vërmicë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm (03:30), pasi në veturën e tij me targa të huaja u gjetën 3.04 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa.

Pas kontrollit dhe sekuestrimit të substancës, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për veprën penale "posedim i paautorizuar i narkotikëve".

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe do të hetohet në procedurë të rregullt.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat