Përleshen dy burra në Drenas, përfundojnë në spital

Kronikë

Përleshen dy burra në Drenas, përfundojnë në spital

Më: 4 gusht 2025 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Dy burra janë arrestuar në fshatin Baicë të Drenasit, të cilët pas një mosmarrëveshje, dyshohet se u përleshën ndërmjet vete.

Sipas policisë, të dyshuarit pas pranimit të trajtimit mjekësor janë sjellë në stacion për intervistim, ku pas inicimit të rastit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete. Të dyshuarit pas pranimit të trajtimit mjekësor janë sjellë në stacion për intervistim.

Pas inicimit të rastit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat