​Dy të mitur në pranga për grabitje

Kronikë

​Dy të mitur në pranga për grabitje

Më: 17 gusht 2025 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të mitur nën dyshimin për përfshirje në një grabitje që ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 03:00 është pranuar informata për një grabitje të kryer, ndërsa njësitet policore të stacionit Veriu kanë reaguar me shpejtësi duke identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit.

Të arrestuarit janë E.L., mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës DHE L.G., mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas intervistimit nga organet kompetente, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar, ndërsa policia po punon në grumbullimin e të gjitha provave dhe dëshmive të nevojshme ligjore.

Policia ka theksuar se veprimet e shpejta kanë ndihmuar në parandalimin e ndonjë pasoje më të rëndë dhe në kthimin e qetësisë në zonën ku ka ndodhur incidenti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat