Penguan punimet në rrugën “A”, shoqërohen në polici dy persona

Kronikë

Penguan punimet në rrugën “A”, shoqërohen në polici dy persona

Më: 25 gusht 2025 Në ora: 11:36
Policia

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë, pasi kishin penguar punimet në rrugën “A”.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.

Pllana thotë se në koordinim me prokurorin, të dyshuarit janë intervistuar dhe u janë shqiptuar gjoba për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

“Sot rreth orës 08:00, dy persona janë shoqëruar për në stacion policor, pasi që të njëjtit kanë penguar punimet që kanë qenë duke u bërë në rrugën “A”. Në koordinim me prokurorin, të njëjtit janë intervistuar dhe u janë shqiptuar gjoba për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike””, tha Pllana.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat