Aksident me fatalitet në Gllogoc

Kronikë

Aksident me fatalitet në Gllogoc

Më: 28 gusht 2025 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme në Gllogoc.

Aksidenti përfundoi me fatalitet për viktimën i cili kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e veturës duke u rrokullisur, transmeton KosovaPress.

Viktima ishte dërguar me urgjencë në Emergjencën e Drenasit, ku mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion

"Gllogoc / 27.08.2025 – 02:08. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke drejtuar veturën, humb kontrollin mbi veturë dhe është rrokullisur. Si pasojë, i njëjti pëson lëndime trupore dhe transportohet në Emergjencën e Drenasit ku mjeku kujdestar konstaton vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat