​Arrestohen të dyshuar për detyrim dhe arratisje

Kronikë

​Arrestohen të dyshuar për detyrim dhe arratisje

Më: 21 shtator 2025 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me Policinë e Kosovës, ka bërë realizimin e urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë – dega Vushtrri për kontrollin e shtëpive të katër personave të dyshuar, ku që nga orët e hershme të mëngjesit janë kontrolluar gjithsej tri lokacione, dy në fshatin Ropicë të Vushtrrisë dhe një lokacioni në qytetin e Vushtrrisë.

Sipas prokurorisë, nga ky operacion policor janë arrestuar tre persona lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Detyrimi”, si dhe një person i cili ka qenë në arrati për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor“ dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria“.

Me vendim të prokurorit, katër të pandehurit ndalohen për 48 orë.

Ndërkaq operacioni është duke vazhduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat