Dy të lënduar në një aksident në Veternik

Kronikë

Dy të lënduar në një aksident në Veternik

Më: 26 tetor 2025 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident që ka ndodhur në Veternik të dielën.

Sipas Policisë së Kosovës në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona(ngasësi dhe pasagjeri që ishin në automjet). Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka bërë të ditur, Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat