Dy persona janë arrestuar në Malishevë pasi të njëjtit janë përfshirë në konflikt fizik.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës të arrestuar janë një grua dhe një burrë shtetas të Kosovës, transmeton KosovaPress.
Pas intervistimit të njëjtit janë dërguar në mbajtje.
"Malishevë 04.11.2025-17:00. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje dyshohet se kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin. Me vendim të prokurorit të njëjtit dërgohen në mbajtje", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.