​Aksident i rëndë në Pejë

Kronikë e zezë

​Aksident i rëndë në Pejë

Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Nëntë persona kanë përfunduar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00.

Sipas njoftimit të spitalit, të gjithë të lënduarit janë pranuar menjëherë për trajtim mjekësor nga ekipet emergjente. Pas ekzaminimeve dhe ndërhyrjeve të nevojshme, është bërë e ditur se:

Dy pacientë janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njëri prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore;

Dy pacientë të tjerë po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë;

Ndërsa pesë persona, pas trajtimit, janë liruar për në shtëpi.

Nga Spitali i Pejës është bërë e ditur se ekipet mjekësore kanë reaguar me shpejtësi, duke ofruar ndihmën e parë dhe trajtimin e duhur për të gjithë të lënduarit.

Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë të ditura ende, ndërsa autoritetet përkatëse pritet të publikojnë më shumë informacione pas përfundimit të hetimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat