Parandalohet kontrabanda e duhanit përmes malit në Debelldeh

Kronikë e zezë

Parandalohet kontrabanda e duhanit përmes malit në Debelldeh

Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 20:00
Parandalohet kontrabanda e duhanit përmes malit në Debelldeh

Njësitet policore kanë parandaluar sot një rast të kontrabandës.

Një i dyshuar po lëvizte me veturën e tij rrugëve malore të fshatit Debelldeh, teksa i njëjti kishte shmangur thirrjet e policisë për t’u ndalur për kontroll.

I dyshuari po barte me vete afro 360 kilogramë duhan të papërpunuar, të cilin e zbrazi nga vetura në një nga rrugët e zonës pyjore, për të ikur më pas.

Malli dyshohet të jetë transportuar nëpërmjet rrugëve ilegale nga territori i Maqedonisë së Veriut, teksa personi që po drejtonte automjetin është i njohur për policinë.

Me të sekuestruar mallin, policia dhe njësitet relevante kanë vlerësuar sasinë e duhanit, që kap vlerën prej afro 20 mijë eurosh.

Rasti është ende duke u hetuar.

Sipas vlerësimeve të tregut, vlera e përgjithshme e mallrave të kontrabanduara arrin rreth 20 mijë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat