Tronditëse: Djali rrah prindërit në Ranillug

Kronikë

Tronditëse: Djali rrah prindërit në Ranillug

Më: 20 janar 2026 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur të hënën në Ranillug.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka sulmuar fizikisht prindërit e tij.

I dyshuari është arrestuar, me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Ankuesi mashkull kosovar, raporton se janë sulmuar fizikisht ai dhe gruaja e tij, nga djali i tyre. Viktimave u është ofruar ndihma mjekësore dhe me pas janë liruar në shtëpi. I dyshuari është arrestuar, me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat