Thyejnë derën e kishës, vjedhin kontributet vullnetare

Kronikë

Thyejnë derën e kishës, vjedhin kontributet vullnetare

Më: 21 shkurt 2026 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Hajnat, të cilët kohët e fundit kanë targetuar objekte shtetërore dhe pronat e qytetarëve, kanë nisur të sulmojnë edhe kishat dhe xhamitë.

Rasti më i fundit është regjistruar më 20 shkurt 2026 në fshatin Dobrotin të Graçanicës, ku një mashkull kosovar ka njoftuar se persona të paidentifikuar kanë depërtuar me forcë në kishën ortodokse të fshatit dhe kanë vjedhur para nga kutia për kontribute vullnetare.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

Ndërsa, policia po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat