Arrestohet shtetasi i huaj në Prishtinë pasi iu gjetën dy thika

Kronikë

Arrestohet shtetasi i huaj në Prishtinë pasi iu gjetën dy thika

Më: 10 mars 2026 Në ora: 10:33
Policia

Një shtetas i huaj është arrestuar të hënën në rrugën “Perandori Dioklician” në Prishtinë, pasi iu gjetën dy thika.

Policia ka bërë të ditur se armët e ftohta janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të ftohta (thika).

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat