Kërcënoi një person me revole lodër, intervistohet prishtinasi

Kronikë

Kërcënoi një person me revole lodër, intervistohet prishtinasi

Më: 6 prill 2026 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Një rast i kanosjes është raportuar më të dielën rreth orës 15:15 në Prishtinë.

Policia bën të ditur përmes raportit, se ankuesi mashkull kosovar ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje është kërcënuar nga një person tjetër.

Gjatë kontrollit të të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole lodër.

I dyshuari është intervistuar nga organet e rendit, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat