Policia ndalon veturën me municion dhe radiolidhje në Kllokot

Kronikë

Policia ndalon veturën me municion dhe radiolidhje në Kllokot

Më: 6 prill 2026 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Njësiti policor gjatë një pike kontrolli të veturave në Kllokot ka ndaluar një veturë “Passat” me targa vendore, të drejtuar nga një i dyshuar mashkull.

Gjatë kontrollit, para ulëses së pasagjerit janë gjetur 50 copë municion shkollor të kalibrit 9 mm dhe dy radiolidhje.

I dyshuari është liruar me vendim të prokurorit, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Kllokot 05.04.2026-21:00. Njësiti policor gjatë një pike kontrolli të veturave ka ndaluar veturën Pasat me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari m/k. Gjatë kontrollit të veturës para ulëses së pasagjerit i janë gjetur 50 (pesëdhjetë) copë municion  shkollor të kalibrit 9 mm dhe dy radiolidhje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thotë PK-ja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat