Aksident në Klinë, tre të lënduar

Kronikë

Aksident në Klinë, tre të lënduar

Më: 3 maj 2026 Në ora: 16:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot rreth orës 14:10 në rrugën “Sadik Rama” në Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Rugova deklaroi se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës.

“Sot rreth orës 14:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘ Sadik Rama’, në Klinë.

Në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasoje e këtij aksidenti 3 persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar ne Spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, tha Rugova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat