Të shtëna me armë në Bjeshkën e Shtedimit

Kronikë

Të shtëna me armë në Bjeshkën e Shtedimit

Më: 14 qershor 2026 Në ora: 09:02
Fotoilustrim

Të shtunën paradite në Bjeshkën e Shtedimit në Pejë u raportua për të shtëna me armë zjarri.

Sipas të dhënave të policisë, një person është ndaluar në cilësinë e të dyshuarit.

Ndërsa gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, me 17 fishekë dhe 1 gëzhojë.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat