Policia heton dyshimin për helmim nga ushqimi në një lokal në Prishtinë

Kronikë

Policia heton dyshimin për helmim nga ushqimi në një lokal në Prishtinë

Më: 12 korrik 2026 Në ora: 23:20

Disa persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në një restaurant në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar rastin dhe ka nisur veprimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe institucionet përkatëse.

Zëdhënësi i Policisë së kryeqytetit, Enis Pllana, ka konfirmuar se më 10 korrik 2026 është pranuar një informatë lidhur me dyshimin për helmim nga ushqimi të disa personave.

Menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe institucionet përkatëse”, ka deklaruar Pllana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat