Nipërit dhe mbesat

Kultura

Nipërit dhe mbesat

Nga: Dibran Demaku Më: 21 qershor 2021 Në ora: 17:05
Dibran Demaku

Kam dëgjuar nga njerëz me përgatitje të ndryshme sociale të cilët thonë se fëmijët e fëmijëve(nipërit dhe mbesat)janë me të dashur se vetë fëmijët dhe se ata(nipërit dhe mbesat janë kulmi i ëmbëlsisë së jetës.

Mbase kjo ndodhë edhe për faktin e thjeshtë sepse kur vijnë në jetë nipërit dhe mbesat,gjyshërit e tyre janë diku nga fundi i jetës së tyre(me përjashtime) dhe kanë më shumë kohë që të mirren më shumë me ta sesa dikur me fëmijët e tyre.

Apo shumica e gyshërve dhe e gjysheve ose janë të pensionuar ose në prag të pensonimit dhe kanë kohë (dhe dëshirë)që nipërve dhe mbesave të tyre të ua bëjnë jetën da më të lumtur.
Nuk kam lexuar ndonjë libër të veçantë nga psikologë apo sociologë me temën pėr nipërit dhe mbesat(dhe jam i bindur se libra të tillë janë shkruar dhe shkruhen edhe tash dhe do të shkruhen(me dashuri sublime sa të ketë jetë në këtë planetin tonë.

Tek nipërit e mbesat(gjyshërit dhe gjyshet) e ndjejnë dhe e shohin ripërtritjen e jetës dhe ju bëhet zemra mal kur ata(pra nipërit dhe mbesat)e bëjnë hapin e parë;kur ata e dhurojnë buzëqeshjen e parë;kur fillojnë të belbëzojnë emrat e gjyshit dhe të gjyshes...

Krijuesit(në këtë rast poetët dhe shkrimtarët apo këngëtarët dhe kompozitorët kanë shkruar libra të tërë poetik por edhe romane tërë;apo kanë kompozuar këngët më të bukura për ta...

Me një fjalë nipërit dhe mbesat në jetën e njeriut janë ëmbëlsia më e madhe për gyshërit dhe gjyshet e tyre.Me një fjalë ata janë Qershia mbi tortë e jetës!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat