Udhët e lotit

Kultura

Udhët e lotit

Nga: Selvije Shijaku Më: 12 shtator 2021 Në ora: 16:17
Selvije Shijaku

Në shtator të vitit 1995 Elena mori rrugën për në mërgim së bashku me djalin 2 vjeç .Ishte rrugëtim i gjatë deri në kufi të Zvicres, ku ajo ngeli në kufi në anën Italiene, e që u desh me pritë tre orë në stacion të trenit derisa kuptoi se një komisar police ishte duke i vëzhguar. Elena me vete kishte marr arin ,të cilën familjarët dhe të afërmit e saj ia kishin dhuruar në ditën e martesës. Elena thoshte se gjithë arin do ta jepte nëse dikush do ta ndihmonte të kapërcej kufin Italiano-Zvicran derisa ta takonte burrin e saj, pas nje kohe nje djal i ri u afru dhe e pyeti nëse do ta dërgoj deri në vendin e caktuar ku Elena dëshironte. Elena ishte edhe nën përcjelljen e vëllaut të saj dhe një shokut të vëllaut ,të cilët nuk posedonin dokument hyrje për në shtetin Zvicran.

Edhe pse Elena mundohenj të lidhej në telefon me burrin e saj asësisi nuk mundte të merrte në linje atë. Pas një diskutimi të gjatë me vëllaun vendosen të kalojnë kufirin ashtu sikurse i tha djaloshi, ata duheshin me kalue nëpër vreshta të rrushit e deri tek rruga ku do t`i priste djaloshi me makinë.Rruga nëpër vreshtë ishte e mundimshme ,ku binte shi dhe djalin e mbante në krah pa nda.Djali i vogël nuk donte të ndahej nga afërsia e nënës dhe Elena e mbështjelli djalin e saj me bluzën që kishte veshur ajo për ta mbrojtur nga hardhitë, ferrat apo ndonjë gjë tjetër që do ta lëndonte fëmiun në atë mesnatë me shi, e ku u dëgjohej shumë afër lehja e qenëve kufitar.

Me mundim të madh duke u rrezuar shumë herë në tokë Elena së bashku me djalin dhe të tjerët panë larg makinën që ishte parkuar pranë rrugës dhe që ndizte e i fikte dritat që sinjalizonte se ishte duke i pritur ata.

Aq ishin lodhur sa që Elenes i dukej se sa e hedhte hapin aq me shumë rruga zgjatej, por mëgjithaë mbërriten deri tek makina dhe hyn shpejt pa bërë zhurme. Vozitësi pyeti per ku të nisen, Elena propozoi të hynin në rrugën e shpejtë, dhe u nisen për të udhëtue, por vozitësi herë pas here vështronte në pasqyrë të brendshme dhe Elena filloi të dyshonte në mos do më i tradhëtuar ai, pas pak vozitësi pyeti nëse do të ndalemi të bëjmë ndonjë telefonatë, Elena tha jo, ajo tentoi që ta vazhonin rrugën për në Autostradë, por vëllau i saj nderhyri dhe tha të ndalet tek një kabinë telefoni.Sapo theu rrugën vozitësi ,Elena ktheu kokën mbrapa dhe pa nga dritarja e makinës se një tjetër makinë i ndjekte ata, Elena edhe njëheë tentoi që vozitësi ta ndiqte direkt rrugën për në autostradë, por vëllau i saj vendosi të ndaleonte tek një kabinë e telefonit që t'mund t`i telefononin burrit ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat