Panairi i librit na bashkoi me Sokol Demakun!

Kultura

Panairi i librit na bashkoi me Sokol Demakun!

Nga: Kadri Tarelli Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 19:53
Foto nga takimi

Në ditët e panairit të librit, në Tiranë, nëntor 2021, erdhi nga Suedia miku ynë Sokol Demaku, bir i Drenicës në Dardani. Gjatë këtyre tre-katër ditëve ai pati shumë takime dhe intervista. Ditën e shtunë, 20, vjeshta e tretë, 2021, ishte i ngeshëm dhe mundëm të bëjmë një kuvendim të ngrohtë letrarësh. Të pranishëm ishim Sokol Demaku, Viron Kona, Delo Isufi, Bashkim Saliasi, Muhamet Cenko dhe unë Kadri Tarelli.

Siç shikohet edhe në foto, janë të gjithë krijues në letërsi, poezi, përkthime dhe publicistikë, që mbajnë mbi shpinë me dhejtra libra të botuar. Biseda ishte e këndshme mes miqsh të vjetër. U parashtruan edhe ide për projekte bashkëpunimi për të ardhmen.

Sokoli me dhuroi dy libra, “I madhi Kastriot me llagap “Skënderbeu” dhe libri tjetër “Skënderaj i Skënderbeut”. Rrëfime, Esse dhe skica”, të cilat i prisja me shumë interes, veçanërisht libri “Skënderbeu”, i botuar 200 e ca vjet më parë në Suedi, më konkretisht 1788. Është përkthim i Sokolit, me shumë mundim dhe përkushtim. Ky libër, deri më sot i pa njohur për publikun shqiptar dhe i “harruar: nëpër bibliotekat e botës, vjen për herë të parë në letrat shqipe. Është një lajm i bukur, një margaritar i ri për historiografinë tonë, plot kërshëri për lexuesin, që na mbush me krenari për racën tonë shqiptare.

Unë po paraqes vetëm titujt dhe pamjet e këtyre librave, sepse meritojnë një studim dhe shkrim më të hollësishëm.

Falënderim Sokol për dhuratën e çmuar! Admirim për punën që kryen në dobi të shqiptarizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat