Me rastin e vdekjes së Akademik Abdulah Sharqeviçit

Kultura

Me rastin e vdekjes së Akademik Abdulah Sharqeviçit

Nga: Prof. Dr Avni Presheva Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 09:00
Abdullah Sharçeviq

Iku edhe korifeu, eruditi dhe poligloti I fundit (pas vdekjes së Akademik Muhamed Filipoviçit më datë 26. O2. 2020), ifakultetit Filozofik të Sarajevës, Abdullah Sharçeviqi më datë 15 nëntor 2021.


Me thembje të thellë mora lajmi n nga bashkëshortja e tij Ismete,për vdekjen e ish profesor tim të respektuar dhe të nderuar Akademik Abdullah Sharçeviqit,korifeu,eruditi dhe poligloti më i rëndësishëm dhe më I njohur në pjesën e dytë të shekullit XX dhe të pjesës së parë të shekullit XXI,jo vetëm në Ballkanin Perëndimor,por edhe në Evropë dhe në botën e qytetëruar,si bie fjala në Pima Community në Tcson Arizon (SHBA).Abdullah Shaqçeviqi ka lindur afër Urës së Savës (Savskom Mostu) më vitin 1929.Pasi e kreu fakultetin Filozofik në degën e filozofisë në Universitetin e Zagrebit,më vitin 1952,në moshën 23 vjeçare ka punuar në gjimnazin e Banja Llukës si profesor i lëndëve filozofike,prej vitit 1952 deri në vitin – 1954

Pastaj prej vitit 1954 deri në vitin 1959 ka punuar në Universitetin e Shkupit si ligjërues i lëndëve filozofike.Ndërsa prej vitit1959 u kthye dhe ka ligjëruar në Universitetin e Sarajevës lëndëf filozofike. Profesor Abdullahu në vitin 1967 e ka mbrojtur tezën e doktoraturës me titull “Filozofia e Karl Jaspersit”, ku edhe i ka fituar të gjithë titujt universitarë dhe titullin profesor Emeritus derisa edhe u penionua në vitin 2000.

Të mendosh dhe të fillosh të shkruash për të gjitha ato vite gjatë studimit,pas studimit dhe deri në fillim muajit nëntor të këtij viti që e kam kaluar me te, me tel. nr. 0038733613542,në një anë dhe për krijimtarinë e tij shkencore,sidomos tash pas vdekjes së tij nga ana tjetër.Kam frikë se çka do që të mendoj dhe çka do që të shkruaj ndoshta nuk do ta them atë që duhet dhe me padyshim atë që e meriton profesori i dashur Emeritus Abdullahu.Të mendosh,të mendosh, të mendosh dhe të fillosh të përzgjidhësh vepra shkencore të krijuesve me famë Evropiane dhe të krijuesve të botës së qytetëruar është shumë,shumë,shumë vështirë,mos të them gati e pamundur,sepse jeta fizike e njeriut është tepër e shkurtër për t'i dhënë vetes liri për të lexuargjithçka dhe për të shkruar gjithashtu gjithçka, gati pa asnjë vlerë.

Në rastin tonë konkretisht veprat të tilla me famë botërore i kam lexuar disa,mirëpo, do t'i përmend vetëm disa, si bie fjala veprën e Aleksandar Koareut “”Revolucioni shkencor”,Giulio Preti “Hitoria e mendimeve shkencore prej Thalesit e deri te Ainshtaini”,(Pjesa e parë dhe e dytë), Thomas Samuel Kuhn “Struktura e revolucioneve shkencore”,e disa të tjera të kësaj problematike.

Shkencëtarët me veprat e tyre kanë hyrë thellë në kërkimin e problemeve të aspekteve të ndryshme edhe atë duke filluar që nga Antika deri në kohën tonë,kur edhe ata kanë dalë në sipërfaqen e tokës.,me kërkimet,hulumtimet dhe studimet e tyre.

Ndërsa kur është fjala për krijimtarinë e profesor Abdullah Sharçeviqit qasja e kërkimeve,hulumtimeve,studimeve qëndron kisha për të thënë ndryshe nga ata të cilët në studimet e tyre si të thush kanë kërkuar dhe studiuar në një oqean,me një hapësirë të madhe të mbushur me ujë të njelmët.Prof. Abdullahu është zhytur si të them në pus,bunar,të cilin e krijoi vetëedhe atë gati gati në mënyrë origjinale,ku uji i pusit nuk del mbi sipërfaqe të tokës,por përkundrazi uji poshtë shkon nëpër pjesë të ndryshme të tokës,po ashtu punoi dhe veproi edhe prof. Abdullahu,sa më thellë që hyn në pusin e krijimtarisë për aq më tepër hap shtigje dhe horizonte të reja për ti shtruar,kërkuar,hulumtuar dhe studiuar probblemet e lëmive të ndryshme,të cilat i ka treguar në 28 veprat e tij.

Prof. Abdullahu pra,duke u zhytur thellë e më thellë në problemet me të cilat binte dhe çohej për ditë dhe për natë.Mirëpo,në pamundësi pët të t'i numëruar të gjitha ato lëmi me të cilat është marë prof. Abdullahu do të mundohem së paku t'i përmend vetën disa,sigurisht më të rëndësishme dhe më të njohura siç janë nga lëmia e filozofisë, ontologjisë (nga kjo lëndë a kam pasur provimin e fundit),metafizikës,filozofia e gjuhës,filozofia bashkëkohore, historia e filozofisë,,filozofia në pasqyrën e kritikës,filozofia antropologjike,sociologjia e kulturës (gjithashtu kam pasur provim nga kjo lëndë), hermeneutikës, filozofisë së artit, etikës, estetikës dhe në disa lëmi të tjera.

Profesor Abdullahu,prej 28 veprave,të cilat i ka botuar,kur njeriu ,i cili ka qenë student i tij provon së paku dhjetë për t'i numëruar,si më të rëndësishmet dhe më të njohurat,ndalet merr ajër thellë dhe vendos që ato dhjetë libra që i ka menduar me i shkruar pët t'i fshirë prej mendjes ,sepse secila prej tyre, 28 veprave,kuptohet sipas mendimit tim,paraqesin si tëthem në mënyrë figurative nëse zinxhrin e këput, kudo qoftë ato mbeten të panjohura derisa të ngjitet ai,po ary ku është shkëputur për me vazhdu kontinuitetin e mendimeve siç ato edhe paraqesin ndoshta në aspektin formal heterogjenin e tyre,por në aspektin e projektimit të problemeve ato paraqesin tërësinë e tyre pra, homogjenitetin e tyre.

Para se ta mbylli këtë shkrim si të them të shkurtër, dëshiroi që ta përmend një rast që ka mbettur dhe që do të mbetet i veçantë derisa të jetë ky shkrim për te,sepse është specifik,për shkak se sa herë dhe kurdoherë që të jetë fjala për profesor Abdullahun desha apo jo më shkon mendja te Qëndrimi 6. 54. i veprës së Wittgensteinit “Tracatatus Logico – Philosophicus” (Wittgensteini me veprën e përmendur kosiderohet si filozofi më I rëndësishëm dhe më i njohur i drejtimit filozofik Pozitivizmit logjik në shekullin XX.).Në të vërtetë profesori Abdullah gjatë ligjeratës,kur erdhi tenjë çështje u ndal dhe na lexoi qëndrimin e përmendur, pra atë 6.54.

“Qëndrimet e mia bëjnë dritë në mënyrë të vazhdueshme,ai i cili më kupton i konsideron si të pakuptimta,kur me ndihmën e shkallëve,me ato,nëpër ato,mbi to,kur të hyp në kulm,shkallët i hedhë poshtë .
Pyetja e profesor Abdullahut ishte kjo :

Studentë të dashur,cili është mendimi ijuaj në lidhje me Qëndrimin 6. 54.,të sapo lexuar të Wittgensteinit.Kush mund të japë përgjigje të saktë do ta fitonte notën dhjetë.

Pas një heshtje nuk mund të ndihej as zhurma e krahëve të mizës,e mblodha veten dhe e ngreva dorën.Profi më tha “Presheva mendo mirë se mun të humbesh”.Prof i thash nganjë herë edhe humbja është fitore.

I nderuar profesor përgjigjja ime është kjo :

Wittgenstein,i edhe pse gjatë tërë krijimtarisë së tij ka luftuar kundër metafizikës ka ngelur në metafizikë,sepse me mbetjen e ti në kulm përkundër metafizikës klasike ai mbetet në metafizikë,por me petkun e metafizikës moderne.

Profesori u ngrit nga karriga dheerdhi dhe më kapi për dore, duke më thënë” Presheva ju e keni fituar nëtën dhjetë”.Mendova pak dhe profesorit i thashë, jo prof. unë do të vij në provim me koleget dhe me kolegët në afatin e qershorit.Profi u afrua,më puthi në ball duke mëthënë “Presheva mbaje në mend këtë datë,sot është e premte 27 prill,1978,prej ditës së sotitdo të kosideroj si antar i familjes sime”.

Megjithëse,për profin Abdullah ndoshta nuk e kam thënë tërë atë që ai e ka merituar dhe e meriton, nganjëherë edhe një fjali kur thuhet për ndonjë korife,erudit,poliglot që mund të shërbejë si motto në ballë të krijimtarisë së tijshkencore :

“Gjuha sot është dezinfektuar, e pastruar prej të qenurit e vet jetës së vërtetë.Sistemi i mbretërisë së mendjes është shëndërruar në gjuhë, në kundërshtim : në eksperiment dhe në makineri teknike dhe kulturore”[1]


Sidoqoftë profesor Abdullah Sharçeviqi,ka qenë,është dhe do te mbetet Abdullah Sharçeviq,jo vetëm në Ballkanin Perëndimor,në Evropë,por edhe në botën e qytetëruar,sepse siç kanë thënë grekët e vjetër “Kur faktet flasinë, muzat heshtin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat