Dom Nikoll Kaçorri, Dom Nikoll Shqipëria

Kultura

Dom Nikoll Kaçorri, Dom Nikoll Shqipëria

Nga: Gëzim Loka Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 11:55
Dom Nikoll Kaçorri

Shtigesh meteori,
Pas të ndjek Liria,
Dom Nikoll Kaçorri,
Dom Nikoll Shqipëria…


Ikin vitet tutje
Me dallgë e gjëmime…
Kohës i bën lutje


Ti në penën time…
Mos të ndal nga rruga
Në stuhi e murlan
Në ballin tënd rrudha


Sa një oqean…
Sa një oqean
Malli për Shqipërinë
Kohët ti i ndan
Në mes Pavarësinë…


Lugjesh ndër agime
Vjen me hap të lehtë
Plagët ia prek Lurës
Dhe pse plagë ke vetë…
Dhe pse plagë ke vetë…


Ti nuk rënkon kurrë
Dom Nikoll Shqipëria
Burrë o përmbi burrë…
Burrë o përmbi burrë…
Shtatin porsi malet

Njëqind vjet merr turrë
E në Lurë veç ndalet…
Majës mbi Kunorë
Runja përkarshi
Rrufe në njërën dorë
Në tjetrën Pavarësi…
Malla shkon teposhtë
Gjithë me ligjerime
O Lurian Epokë


Këngë e Muzës sime…
Meshtar shpirtlënduar
Endesh nëpër male
Në atë tokë të bekuar
Këmbën kurrë s’e ndale…


Lura nëpër netë
Nën dritën e hënës
Kullave vetmitare
Për ty ia merr këngës…


Dridhet çiftelia
Rënkon me vajtime
Ti vjen që nga larg
Mbështjellë me bekime…


O Imzot legjendë
O dritë përmbi pllaja
Vitet shkojnë e venë
Ti ngjtesh ndër maja…


Qëndresa e shqipes,
Rrugën drejt e mori,
Drejt Vlorës furtunë,
Shkon Nikoll Kaçorri.

Nën veshjen klerike,
Fle një ëndërr burri,
Trupin në karrike,
Zemrën tek Flamuri.
Shkëmb e vure zemrën
Bedenash qëndrese
Ku e vure këmbën
Ndeze qirinj shprese…


Lura të përkundi,
Maja mbi Kunorë,
Nëpër mjegull humbi,
Erdhi meteor…
Meteor lirie,
Gjëmim uragani,
Ikonë pavarësie,


Nuk e mposht murlani…
Hapat nëpër mote,
Nëntorit të dytë,
Princ në rrugë shqote,
Mat ti kaltërsitë…


Në qoftë me vdekë nesër
Le të vdesim sot
N’vend t’bukës në sofër
Le të shtrojmë barot…
Le t’i shtrojmë zemrat
Të tana për shqiptari


O me dhe mbuluar
O me Pavarësi…
Për shtetin shqiptar,

Zemrën në themel,
Përjetësisht ushtar,
Frymë lirisë i jep…
Doje ti një urë
Të lidhje dy male,
Nga Zvicra në Lurë,
Ti hapin s’e ndale…
Urë t’u bë mendimi
Vepra e Pavarësisë
Pas të ndjek bekimi
I Nënë Shqipërisë…


Ismail Qemalit
I dhe besë luriani,
Pavarësinë s’e ndali,
Shqota as tufani…
Qeverinë e preke
Me duar shenjtori
Tani lart në qiell
Bën jetë meteori…
Meteor lirie


Vjen dhe ik ndër mote
Ikonë Pavarësie
Në bedena shqote…
Nëpër mote lufte
Do ta ndjekim hapin…
Dom Nikoll Kaçorri


Të ndjek e s’të kapi…
Të ndjek e s’të kapi…
Nëpër shtigje drite
Në grackë tradhëtia

Bie në kurthe prite…
Të ndjek e s’të kapi…
Se ke ikë shumë larg
Bëmat qëndrestare
Prushrëojnë çdo prag…


Se një hapi i yti
Qënka vite dritë
Epoka ç’të ndriti
Të dha përjetësitë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat