Së shpejti vjen edhe një libër i ri i Dr. Halim Hydës

Kultura

Së shpejti vjen edhe një libër i ri i Dr. Halim Hydës

Më: 9 mars 2022 Në ora: 23:13
Foto ilustrim

Pas 10 veprave të botuara, së shpejt vjen edhe një libër i ri i Dr. Halim Hydës, në të cilin gëshetohen përvoja e diplomatit dhe mprehtësia e studiuesit. Në këtë libër autori ka marrë në shyrtim disa nga problemet më të mprehta të bashkëkohësisë sonë, duke u ndalur edhe në çështjet që kanë të bëjnë me përvojat dhe traditat e popujve të tjerë në kulturën është ndërtimit dhe diplomacisë.

Libri në fjalë kap një gamë të gjerë objektivash, kurse lexuesi do të ketë mundësi që nga pena e Dr. Halim Hydës të qartsoj disa nga dilemat njeriut bashkëkohor i cili jeton në një kohë me dilema e preokupimesh nga më të ndryshmet. E veçanta e librit është se autori ndaj të gjitha dilemave ofron vizionin intelektual e profesional.
Artiketektura e këtij libri është e ndërtuar në saje të një strukture heterogjene temetike, ku spaikasin çështje të rëndësishme nga historia dhe aktualiteti, nga gjeopolitika dhe kultura e formimit kombëtar e kulturor të popujve.

Kështu, përveç tjerash, ky libër na ofron edhe këto tema: ÇKA MUND TË MËSOJMË NGA ZVICRA?, VLERAT ORIENTUESE TË NJË KOMBI, DIMENSIONI INTELEKTUAL I ELITAVE POLITIKE, MAQEDONIA E VERIUT DHE VLERAT EURO-ATLANTIKE, NGËRÇI MAQEDONI-BULLGARI DHE ROLI I DIPLOMACISË NDËRKOMBËTARE, TRANSFORMI I FAMILJES NË FRYMËN E PËRSHTATJVE SOCIAL-EKONOMIKE, REFORMAT PARTIAKE DHE SHOQËRORE IMPERATIV I KOHËS, MORALI, FAMILJA DHE SHOQËRIA, FRAGMENTE NGA DITARI IM DIPLOMATIK, DIASPORA - ZËRI QË KA NEVOJË TË DËGJOHET MË TEPËR, GËRSHETIMI I PËRVOJAVE DHE DIJEVE, dhe tema të tjera.

E shkruar me një gjuhë të qartë, objektive dhe me argumente balancuese, kjo vepër e Dr. Halim Hydës , që pritet të del së shpejti, plotëson një mozaik të literaturës publicistike e shkencore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat