Albina Idrizi përuron librin më të ri “Troktije të prushta”

Kultura

Albina Idrizi përuron librin më të ri “Troktije të prushta”

Nga: Faton Mehmeti Më: 27 mars 2022 Në ora: 13:46
Kopertina e librit

Sot, me 26 mars 2022, në ora 12 në Bibliotekën e qytetit në Gjilan u bë përurimi i librit poetik me titull“Trokitje të Prushta“ i autores Albina Idrizi. Sabit Rrustemi kryetar i Ars Clubit "Beqir Musliu“ e hapi evenimentin e prurimit të këtij libri dhe në fillim i falenderoi të pranishmit për pjesëmarrje nga Prishtina, Shkupi, Gjilani dhe qytete tjera.

Posaçërisht përshëndeti; Flora Brovina, Anton Nik Berisha, Prenk Buzhala, Ibrahim Kadriu, Emin Azemin nga Shkupi, familjarë bashkëpunëtor krijues që me pjesëmarrjen e tyre nderuan këtë evinimet.

Në vazhdim i njoftoi të pranishmit se po fillojmë veprimtarinë Letrare të Pranverës me një libër të ri nga autorja Albina Idrizi, duke rikujtur këtë datë 26 marsin e këtij. Viti 2022 me datën e 26 Marsin e Vitit 198, që karakterizohen me demostratën e studentëve të Prishtinës.

Pastaj, Xhezide Selimi të deklamoi poezi nga libri i autorës Albina Idrizi. Për librin referuan Prof.Dr.Anton Nik Berisha, Prof.Nxhat Rexha, Prend N. Buzhalla, dhe për fund autorja Albina Idrizi me një fjalë rasti i falenderoi të gjithë të pranishmit për pjesmarrje: referuesit, familjarët, bashkëpunëtorët.

Image
Pamje nga përurimi i librit
Image
Pamje nga përurimi i librit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat