Dhjetë poezi nga libri, “Kanuni poetic” I dhe Il

Kultura

Dhjetë poezi nga libri, “Kanuni poetic” I dhe Il

Nga: Atdhe Geci Më: 24 prill 2022 Në ora: 18:28
Foto e kopertines së librit

1

Roganë, e bukura Atdheut

do doja të dehesha me ty

me ngjyrat e diellit tënd

me flakët e mollëve tua

2

Në një ëndërr me pellazgi

Homeri më mori për dore

që të më tregonte Trojën

kryeqytetin e Dardanisë

3

Pyes, nga na vjen dashuria, ku mund të ngec

kush e ka zemrën aq të ligë e të shtjen mbi

dashnorët, mbi ata që e duan fort njëri tjetrin.

4

Nëse ne marrim anën e duhur në histori

shqiptarët për fitore do të kemi një

bashkështet shqiptar dhe një flamur!...

5

Epërsia shkrimit ndaj të folurit me gojë

vazhdon pandalshëm dhe pa ndryshime,

është vështirë t´ua afrosh të tërve librin

porosia e librave s´kuptohet pa i lexuar!…

6

Librat janë zogj të mendimeve

flatrat e tyre shpërthejnë orbitat

Me diell librash s´matet asgjë

vullkani është i vogël para librit

7

Kosovë, epikja Ilirisë

edhe në kohën tonë

po ajo Trojë shkilet

po ajo Trojë digjet

po ajo Trojë tymon…

8

Dashuria është e të gjithëve

dashuria është e të gjithave

këtë ma thoshte sot mikja

tek shëtisja me të Prishtinës

9

Shqipja s´ka pse të frikohet

nga prejardhja pellagzo-ilire

e vërteta është materje, atom

është grushti që e do të tijën…

10

Nga të gjitha gjësendet në botë

vetëm libri flet dhe bën dritë,

vetëm libri mbushë të vërtetën,

e shtatëzënë lë lirinë e shkelur…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat