Ecje nëpër kujtime- recension

Kultura

Ecje nëpër kujtime- recension

Nga: Fadil Dervishaj Më: 15 qershor 2022 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Këtë fjalë rasti dua ta filloj me një citat të shkëputur nga parathënia e librit, ku autori z. Adem Lushaj, thotë: “Asnjëherë nuk më kishte shkuar mendja se ndonjëherë do jem autor i shkrimeve të ndryshme nëpër gazeta. Aq më pak nuk kisha menduar se me shkrime të këtilla do të merresha pothuaj një dekadë e gjysmë”.

Gazetaria, është një profesion atraktiv dhe sfidues, duke e pasur parasysh se vazhdimisht  përballesh me situata të ndryshme dhe interesante, që vetëm një gazetar i suksesshëm mund t’i përballojë. Adem Lushaj është njëri nga ato personalitete të cilit i pëlqejnë sfidat, ka vetbesim dhe guxim, dhe përballë tyre deri më tani ka treguar se është mjaftë i qëndrueshëm. Ai është falenderues ndaj të gjithe atyre që i dhanë shtysën për të qenë ai që është sot, një gazetar i një formati profesionist, i njohur në komunën Deçanit dhe me gjerë.

Adem Lushaj, tashmë emër i dëgjuar në lëmin e krijimtarisë, të llojeve të ndryshme me rëndësi nacionale, dy nga të cilat të përkthyera edhe në gjuhën angleze. Ushtrimin e gazetarisë, ai e sheh më shumë si nevoj, domodoshmëri për vënien ne pah të shumë çështjeve dhe problematikave të ndryshme, sesa si profesion. Pasion e profesion e ka matematkën, por në brendinë e tij gjithnjë digjet një zjarr, i cili shuhet vetëm atëherë kur qëllimet e tij humane vihen në vend, sepse bindjet e tij janë të destinuara në atë drejtim, qoftë si mësimdhënës, si gazetar apo si veprimtar.

Libri publicistik “Ecje nëpër kujtime”, është i strukturuar në katër kapituj si në vijim: 

-Kapitulli i parë: Reportazheme

-Kapitulli i dytë: Intervista 

-Kapitulli i tretë: opinione, vështrimë, komente

-Kapitulli i katërt: Tema dhe ngjarje ditore

-Libri po ashtu ka një shtojcë ku janë paraqitur fotografi me shkrime të ndryshme të të shkruara ndër vite nëpër gazeta të ndryshme.

Autori siç e ceka që në fillim të këtij shkrimi, ka punuar mjaftë gjatë si gazetar, shkrimet brënda këtij libri tregojnë se ka krijuar përvoj të jashtzakonme në publicistikë. Këtë më së miri e tregojnë shkrimet e përmbledhura, të zgjedhura me kujdes, e them me kujdes, sepse në opusin e tij prej gazetari numëron shkrime të shumta, sa do të duheshin disa vëllime për ti përmbledhur ato.

Dua ta ceki se autori i ka kushtuar kujdes të veçntë librit në aspektin stilistike gjuhësor, një rregull që duhet ta përfill gjithësecili që merret me shkrime, pa marrë parasysh llojin apo gjininë e shkrimit.

Libri “Ecje nëpër kujtime” i autorit Adem Lushaj, është njëri ndër ata pak libra të shkruar të llojit të tillë, prandaj ka vlerën e tij në suazat faktografike dhe dokumentare të kësaj treve. Ky libër është një dokument, ku mund t’i qasesh në çdo kohë për shumë tema që si çështje ende janë të papërfunduara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat