Ecje, ngecje

Kultura

Ecje, ngecje

Nga: Bajram Sefaj Më: 23 korrik 2022 Në ora: 08:55
Bajram Sefaj

Ecja unë

zgjatej hija

unë mbështetesha

në tri këmbët e mia

(dy të leme, një të bleme!)

hija me tha

nuk do të me shohësh më!

një zë i paktë i djallit

me pëshpëriti në vesh

derisa isha në gjumë

të thellë pleqërie, me tha

jo, jo, do të jetosh

u mbështoll me pelerinë

të zezë futë

dhe u zhduk në natë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat