“Asgjë nuk dhemb më shumë se ti”, botim i ri

Kultura

“Asgjë nuk dhemb më shumë se ti”, botim i ri

Qerim Raqi Nga Qerim Raqi Më 2 gusht 2022 Në ora: 17:38
Kopertina

Njëqind vite më parë, poetja Karin Boye, u paraqit para lexuesit suedez me përmbledhjen e saj të parë me poezi ”Retë” , ( suedisht ” Moln ”, 1922 ), në moshën 22 vjeçare.

Dy dekada më vonë, pa i mbushur as të dyzetat, ajo i dha fund jetës , përkatësisht me datën 23 prill 1941, nga mbidoza e tabletave të gjumit. Trupi i saj i pajetë u gjet pas katër ditësh nga një kalimtar, në një mal, pranë një guri të madh, në periferi të Göteborgut, vend ky të cilin ajo e vizitonte shpesh me miken ( të dashuren) e saj Anita Nathorsts. Vdekja tragjike e saj dëshmon për një personalitet tejet të ndjeshëm, me një botë të shqetësuar emocionale, që lexuesi i vëmendëshëm mund ta njoh më thellë përmes poezisë së saj.

Karin Boye ishte poete, prozatore dhe përkthyese, një ndër zërat fillestarëtë modernizmit në poezinë suedeze, bashkë me poeten findlandezo-suedeze Edith Södergran.

Ajo lindi në Goteborg, më 26 tetor 1900, në një familje të pasur. Babai i saj, Fritz Boye, ishte inxhinier ndërtimi kurse e ëma, Signe Boye, aktiviste politike, ndër të tjera, asamblistja e parë grua në Huddinge të Stokholmit.

Herët mësoi shkrim-leximin, Për dy vite i ndoqi mësimetnë shkollën e vajzave “Mathilda Hall” në Goteborg, pastaj bashkë me familjen e saj u transferua në Stokholm më 1909, ku vijoi shkollën në Åhlinska dhe më pas seminarin në Södra të Stokholmit për t'u trajnuar për mësuese.

Gjatë viteve studentore atë e kaploi një krizë, duke ia lëkundur besimin e krishterë dhe konceptin heteroseksual të dashurisë, i cili ishte i vetmi ligj i miratuar në atë kohë. Ajo u regjistrua në Universitetin Uppsalës dhe mësoi greqisht, gjuhët nordike dhe historinë e letërsisë. Mori pjesë aktive në jetën studentore , u zgjodh kryetare e Shoqatës së studenteve dhe në vitin 1925 u bë anëtare e seksionit të Shoqatës Suedeze Clarté në Uppsala, dhe më vonë edhe anëtare e redaksisë së gazetës së kësaj shoqate.

Në vitin 1931 bashk me Josef Riwkinin dhe Erik Mestertonin, formojnë revistën letrare “Spektrum”,ku do të publikojë një varg esesh dhe përkthimesh, ndër të tjera, përkthen në suedishtedhe T .S . Eliotin.

Përfshirja e saj në lëvizjen radikale letrare dhe artistike Clartegjatë viteve 1920 ia zgjoi interesimin për psikanalizën, gjë që ndikoi në punën e saj letrare si dhe në zhvillimin e personalitetit të saj gjatë viteve të fundit të jetës.

Në vitin 1926, ajo i vijoi studimet në Universitetin e Stokholmit, ku studioi historinë. Pas diplomimit në master në vitin 1928, ajo ushtroi poste të ndryshme mësuesie, si dhe vazhdoi punën si përkthyese në revistën Clarté,Karin Boye punoi edhe si kritike letrare në gazetën “Arbetet”dhe më vonë në “Social-Demokraten”. Gjatë viteve 1936 - 1938 ajo punoi në shkollën e Viggbyholmit.

Midis viteve 1929 dhe 1932, Boye ishte martuar me një tjetër anëtar të Clarté-së, Leif Björk. Në vitin 1932, pasi u nda nga i shoqi, ajo pati një lidhje lezbike me Gunnel Bergströmin, e cila la burrin e saj, poetin Gunnar Ekelöf, për Boyen.

Pas një depresioni të thellë, Karin Boye u largua nga Stokholmi për të shkuar në Berlin më 1931, ku iu nënshtrua psikoanalizës dhe definitivisht - sipas deklaratës së saj - vendosi të mbante anën e "të mallkuarve". Ajo ndryshoi stilin e jetës dhe të veshjes, vendosi të jetonte hapur si lezbike. Gjatë qëndrimit në Berlin 1932-1933, ajo u takua me Margot Hanel, me prejardhje hebreje, me të cilën jetoi deri në fund të jetës së saj .

Opusi e saj krijues është i gjerë; ka botuar përmbledhjet me poezi: “Retë”,1922, ”Vendi i fshehur”,1924, ”Vatrat”1927, ”Për hir të pemës”,1935, dhe ”Shtatë mëkatet e vdekjes”1941 (post mortum, përgatitur nga poeti Hjallmar Gullberg ). Veprat në prozë, përkatësisht romanet: ”Astarte”,1931, Merita zgjohet, 1933, ”Kriza”,1934, ”Shumë pak”,1936, dhe ” Kollacain”1940, një roman ky distopik, profetik, vepra e saj më e njohur jashtë Suedisë, frymëzuar nga vizita e saj në Gjermani gjatë ngritjes së nazizmit, një përshkrim ky i një shoqërie distopike në stilin e George Orwellit. Romani tjetër "Kriza"përshkruan krizën e saj fetare dhe lezbike.

Në përmbledhjen e parë Retë, vërehet dukshëm frymëzimi i Niçes. Karin Boye përshkruan përmes imazheve poetike të krijuara lirishëm e të marra nga natyra mrekullinë e përpjekjeve për një jetë dhe moral më të mirë njerëzor. Seksualiteti transgjinor është ende një motiv periferik tek autorja, sekreti i saj është akoma i fshehtë.

Në përmbledhjen Vendi i Fshehur botuar dy vite më vonë, Karin Boye braktis individualizmin ekstrem të Niçes , kurse në përmbledhjen e tretë me poezi me titull, Vatrat,1927, vërehet një konsolidim më i mirë i shprehjes së saj poetike, gjuha është më simbolike, ndër të tjera simboli qendror ështëzjarri.

Karin Boye krijoi imazhe të reja, hedh mënjanë turpin dhe frikën dhe është e gatshme të përballet me fuqitë e jetës “ e paarmatosur".

Në përmbledhjen Për hir të pemës Boye ka arritur të kristalizojë shprehjen poetike, të krijoj imazhe poetike të befasishme, dhe pjekurin e plotë artisike, Ky cilësohet libri i saj më i suksessëm dhe më modern. Derisa në përmbledhjen paraprake ishte zjarrisimbol qendror, këtu është simbolika e pemësnë qendër. Botëperceptimi dhe vrojtimi i poetes këtu ëshë ndryshe, por edhe gjuha poetike; tani poetja dëshiron të përdor “një gjuhë përtej logjikës”, për të shprehur edhe shtresat më të pavetëdijshe, Libri në fjalë është kritikuart në kohën kur u botua, për mënyrën e trajtimit të temave dhe motiveve, por më vonë u cilësu si vepra më moderne , një nga veprat më të arrira të saj. Këtu kemi ndoshta poezitë më të njohura të kësja krijueseje, “ Po , me siguri që dhemb kur gonxheja blëzon”, ku shtysa për të renë, dëshira, forca për të shpërthyer në jetë, është baraz me forcën e bulëzimit, gjethimit, por edhe si një dhembje e pasiguri për të renë dhe për të panjohurën:

Po, sigurisht që dhemb kur gonxheja bulëzon
përndryshe pse pranvera tani heziton?
Përse i gjithë malli ynë i zjarrtë
të varet nga një bulë që hidhur mugullon
Ç’është kjo gjë e re që shpërthen dhe dërrmon?
Po, sigurisht që dhemb kur gonxheja bulëzon
dhembje për atë që rritet
dhe për atë që mbyllur qëndron.

Përgjithësisht në poezinë e Karin Boye-s natyrazë një vend qendror dhe është një simbol apo shfaqet në ndërlidhje me gjendjen shpirtërore të subjektit lirik. Ajo që është karakteristikë e stilit të poetes është thyerja e normave dhe konvencioneve në trajtimin e ndjenjës së dashurisë. Sikundër kanë vërejtur studjuesit e poezisë së saj, ajo ka thyer normat edhe në mënyrën e shrehjes poetike;

Kështu fjala vjen Johan Svenedal thekson se në poezitë dashurisë tek kjo krijuese, rrëfimi poetik është i mëvetësishëm dhe nuk i drejtohet një gjinie të caktuar.

Kultura në gjysmën e parë të shek 19- të karakterizohej nga një heteronormativitet; homoseksualizmi ishte i ndaluar me ligj, Karin Boye ishte kundër normave dhe konvencioneve, duke i thyer ato edhe në mënyrën e shprehjes poetike.

Në poezinë e saj Karin Boye përdor një unë poetik që në të shumtën i flet një personi të pacaktuar në përkatësi gjinore, duke e lënë lexuesin të reflektojë rreth objektit të cilit i drejtohet. Rrëfimi poetik është i papërcaktuar, duke lënë mundësinë e leximit tejgjinor, dy gjinor apo është thjeshtë një papërcaktueshmëri gjinore, një unë poetik me përkatësi të padefinuar gjinore, gjë që tregon për shmangien e qëllimshme nga konvencat poetike. Madje hulumtuesja Ellen Mortensen gjurmon tendencat lesbike në poezinë e saj, duke i nxjerr të gjithë figurat ( subjektet) femra.

Në poezitë me motive të dashurisë, shprehet një tundimim i vazhdueshëm, por i mveshur me natyrën.

Nataështë një motiv që e përshkon gjithë poezinë e saj, me sinjifikantët retë,hijet,mjegullën,etj. Natalidhet me ndjesitë, botën e brendshme specifike të subjektit lirik; kur bie nata dhe mbretëron heshtja, atëherë zgjohet dëshira, malli, nepci, vuajtja e subjektit lirik për personin e dashur. Subjekti poetik qëndron zgjuar natën, dhe kjo është koha e shqetësimeve të brendshme, mallëngjimit, kohë e pagjumësisë. Në poezinë e gjatë, me pesëmbëdhjetë njësi poetike, të titulluar ” Përkushtim”, uni poetik shtegton natën në të ftohtë: / Nata është e pafund dhe toka flakë / Më jep dorën / Ne jemi fëmijë vatrash /

Zgjimi i papritur natën dhe shtegtimi ka një qëllim dhe destinacion, është malli për të vrojtuar” dy dritare që driçojnë” rrugës, se në atë rrugë është dikush shumë i dashur për të . Në njësinë e gjashtë të këtij cikli të gjatë poetik të titulluar ”Përkushtimi”, shprehet forca e papërmbajtur e dashurisë së subjektit lirik për personin që do, si njëkuptim i krejt jetës dhe ekzistencës:

E pajetë është jeta
kur ty më s’ të kamë
Bota një gëzhojë e madhe
pa bërthamë

Nganjëherë nata është sinonim me ëndrrëne thellë, si në poezinë " Zgjimi” ku uni poetik i sapodashuruar ka kaluar një natë të gjatë mallëngjimi:

I afërt në ide dhe funksion është motivi i vdekjes, që tek Boye konceptohet si një vazhdim i gjumit, Vdekjabëhet një mënyrë e fundit për të braktisur trupin fizik dhe për t’ ju afruar largësisë së pakuptimtë që e dëshiron uni poetik, larg përditshmëdisë. Vdekja si motiv shpesh ka funksionin e një forme të zgjatuar të gjumit që fshin kufirin midis unit poetik dhe objektit të rrëfimit poetik.

( nga parathënia e Qerim Raqit )

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat