Mbi 30 shtëpi botuese marrin pjesë në Panarin e Librit në Ferizaj

Kultura

Mbi 30 shtëpi botuese marrin pjesë në Panarin e Librit në Ferizaj

Nga: Faton Mehmeti Më: 4 gusht 2022 Në ora: 18:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Edhe sivjet, si viteve të tjera, tanimë është bërë traditë mbajtja e Panairit të Librit në qytetin e Ferizajt.

Nisur nga kjo e enjte për tri ditë me radhë, panairi do të jetë i hapur duke sjellur librat më të kërkuar nga lexuesit. Lloj llojshmëria e shkrimtarëve vendor dhe të huaj është e kënaqshme, kështu duket nga vizita që gazeta " Bota Sot" i bëri Panairit të Librit në Ferizaj.

Për të mësuar më shumë për pritshmëritë, atmosferën dhe interesimin e lexuesve, biseduam me udhëheqësinë e shtëpisë botuese "Beqir Musliu", z.Sabit Rrustemi, i cili ndër të tjera u zhpreh i kënaqur me organizimin e Panairit si dhe me pjesmarrjen e qytetarëve, ndonëse në kushte të vapës.

Edhe me disa shtëpi botuese shprehen të kënaqua me interesimin e qytetarēve, edhe pse presin më shumēviz itorë në vazhdim. Theksojmë se në këtë Panair marrin pjesë mbi 30 shtëpi botuese nga viset e ndryshme shqiptare.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat