Publikohet LINE UP zyrtar i Beerfest 22’

Kultura

Publikohet LINE UP zyrtar i Beerfest 22’

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 16:08
Beerfest 22’

Beerfest Kosova 22, publikon line up-in zyrtar të këtij edicioni për tri netët e festivalit.

Ditën e premte, më 19 gusht, kur edhe fillon nata e parë e festivalit do të përformojnë: Melinda Ademi, Lorè, David Dreshaj, Andi, Dj Angler, Dj Kronz dhe Nonejm.

Nata e dytë do të vazhdoj me përformancë të: Mc Kresha & Lyrical Son, Genc Prevlukaj, Blasta, Granit, Yon Idy, Jon Bela & The Moonage, Dj Biggby dhe Master of Mind.

Beerfest 22’ natën e tretë do ta ketë: Minatorin, Xuxin, Dj Caboo, Telikput, Solar Flare, Auron Deva dhe Redknot.

Krahas përformancës së shkëlqyer të artistëve të shquar të estradës dhe Dj me famë botërore, adhuruesit e birrave do t’i kenë prezent 17 brende vendore dhe ndërkombëtare të birrave. Në mesin e këtyre brendeve do të jenë edhe disa Birra të reja që për herë të parë do të jenë prezentë në këtë edicion.

Padyshim që festivalit si çdo herë nuk do ti mungojnë edhe  lojëra shpërblyese që do të bëhen në këndin e lojërave.

Ju rikujtojmë që Beerfest Kosova 22, organizohet me 19 deri 21 Gusht, në Parkingun Prapa Pallatit të Rinisë në Prishtine

Sipas MODUS Events, edicioni i sivjetmë do të ketë edhe konceptin “Green” të organizmit dhe mbetjet nga kanaqet dhe gotat e plastikes do te dërgohen në riciklim.

Beerfest Kosova 22, organizohet në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Komunën e Prishtinës dhe Policinë e Kosovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat