Një dhuratë hyjnore me një buzëqeshje të kerubimit

Kultura

Një dhuratë hyjnore me një buzëqeshje të kerubimit

Nga: Baki Ymeri Më: 25 mars 2023 Në ora: 06:33
Mirela Duma

Poezia është dimensioni më i pastër që ka çdo qenie njerëzore. Ky libër është një kontribut i veçantë që krijon ura miqësie midis dy gjuhëve, dy vendeve, dy popujve dhe dy kulturave. Mirela Duma e ka krijuar profilin e saj letrar të veçantë dhe të qartë. Autorja është e pranishme në këtë vepër me poemat e saj në gjuhën rumune dhe shqipe. Ajo vjen para nesh me vjershat më të frymëzuara për dashurinë, për botën dhe për jetën.

Arti është testi më i fortë i qëndrueshmërisë me kalimin e kohës, kurse poezia e zonjës respektive është arti i momenteve të përjetshme. Poezia moderne arrin një pikë unike: bashkon të kaluarën me të ardhmen, ditën me natën, tokën me qiellin dhe shpirtin me trupin. Poeti është një shpirt nga shpirti i kombit. Poezia është shprehja e parë, e fundit dhe e vetme e bukur e shpërfytyruar nga shpirti i njerëzimit të rikuperuar. Me origjinalitet, identitet, thjeshtësi dhe sinqeritet, Mirela Duma parashtron pyetje që do t’u përgjigjet perms një rrëfimi të këndshëm. Në vargjet e saj, përtej qartësive të shpirtit, fshihen thesarët e mendimeve, kujtimeve, qenies së gjallë, jetës, ëndrrave, besimit, shpresës, stinës së dashurisë, zhurmës pas heshtjes.

Poetja vjen para nesh duke krijuar një bukuri konvulsive pa peizazhe të rrezikshme ose ëndrra shqetësuese. Poezia është ajo që ne e duam dhe kërkojmë tek njerëzit: diçka të ndritshme që ndiejmë dhe marrim frymë, diçka që na qetëson, na harmonizon, na frymëzon. Poemat e Mirelës janë rezultat i një meditimi mbi bukurinë natyrore. Janë reflektime ekzistenciale dhe evokime arkitektonike të mesazhit estetik. Bota e poezisë është bota e inspirimit, bota e shpirtit të hapur. Mirela Duma është poetesha e një mesazhi të pastër për jetën dhe hyjninë. Në tekstet e saj dëgjohet muzika e sferave të dashurisë dhe idealeve.

Poezia është testamenti i jetës, I miqësisë dhe dashurisë, kurse bota kuptohet më së miri përmes shpirtit të poetit. Fjala e bukur poetike rumune shprehet edhe në këto komunitete bashkëkohore. Në bazë të panteonit të modernitetit poetik një kontribut meritor u dha nga "prindi" i madh që unë do ta quaj poezi moderne, në ballë me Emineskun, i cili u pasua nga një grup poetësh të shquar si: Goga, Coşbuc, Arghezi , Blaga, Sorescu...

Në kuptimin e femrës, vazhdimisht në bazë të këtij moderniteti poetik, në panteonin e letërsisë rumune, në veçanti zotëron një gjeneratë e re me Ana Blandina, Gabriela Melinescu, Florica Bud, Camelia Radulian, Mariana Grigore, Victoria Milescu, Mirela Duma dhe të tjerë. Ky grup i poetëve bashkëkohorë rindërton godinën e modernitetit poetik indigjen rumun me kodifikime të reja poetike, në kuptimin e risive universale të fjalës së bukur. Poemat e Zonjës Mirela Duma janë një dhuratë hyjnore me një buzëqeshje kerubimi.

Sentiment në rrugën e dritës

Mirela Duma vjen në letërsinë tonë moderne me një shije të egër të parashëtitjes midis elementeve të natyrës së dukshme dhe të padukshme, të fshehur në shpirt. Poezia e yjeve të saj të brendshëm sjell tinguj të njohur që na kujtojnë Këngën e këngëtimeve, përmes intensitetit të evokimit të ndjenjës erotike, të aftë për "lëvizjen e diellit dhe yjeve". Një fuqi e panjohur përshkon çdo fjalë-zemër të lumit, sepse, në lirikën e saj të thelbësuar nga fërgëllimat, poetja nuk përcjell ide, por gjendje diafanoze, të pandërprera, porsi drita e lënë nga meteoritet, në mbrëmje me një hënë të plotë. Një vetëdije e përkatësisë në një stinë astrale dashurie, një themel i portave në rrugën e harresës, kjo është lirika e zonjës Mirala Duma, si një shi veror mbi trupin e nxehtë të tokës nga i cili përzihet avulli i ngrohtë, kujtimet, lotët të përzierea me shiun, diellin që pritet të përshkojë poenat si një mrekulli e natyrës, duke u degdisur nëpër univers, duke pritur të parandalohet në lirën, mirëbërëse.

Biobibliografi e shkurtë

Poetesha e talentuar rumune Mirela Duma, u lind më 10 Korrik 1963 në Bistrica të Transilvanisë. Studimet: Instituti Agronomik në Cluj. Debutim letrar: 1979 më gazetën Ecoul (Bistrita), pastaj në vitet 1983-1988, shfaqet në revistat Steaua, Tribuna, Napoca universitară dhe në revistën Flacăra, e udhëhequr nga poeti Adrian Paunescu. Vëllime të botuara: Në lojë të shirave, 2017; Guximi i përditshëm, 2018: Jehona e dëborës së fundit, 2018. Është e pranishme në antologji poetike në Rumani, SHBA, Itali, Japoni, Nepal, Tanger, Nigeri. Referenca kritike në lidhje me poezinë e saj kanë shkruar: Ionel Bota, Virgil Ratiu, Vleopatra Lorintiu dhe Michael Mark. Në Itali qe laureate çmimit (2018) me MEDAGLIE D'Oro dhe Premio Della speciale Giura Per Merito letterario. Mirela Duma fitoi vendin e parë në një konkurs ndërkombëtar Haiku, në Itali, "Lo Splendore Dell Talento - scintillator d'arte 2019". Ajo është e pranishme në "Premio letterario 2019 International" - Sotto SCRITTORI RIFLETORI ". Zonja Duma është botuar në disa revista dhe tre antologji prestigjioze japoneze Haiku në Tokio. Këtë vit (2020), Italia dhe Japonia do t’ia publikojnë dy vëllime me Haiku. Mirela Duma jeton dhe krijon në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat