Me artisten shqiptaro-amerikane Parashqevi Simaku

Kultura

Me artisten shqiptaro-amerikane Parashqevi Simaku

Nga: Merlin Tushe Më: 21 shtator 2025 Në ora: 15:44
Foto nga vendngjarja

Me artisten Parashqevi Simaku kishim kohë që nuk ishim parë. U ritakuam ditë më parë në Manhattan. Së bashku jemi njohur kur isha ende fëmijë ku u përzgjodha që të këndoj me Parashqevinë. Në Amerikë u takuam sërish. Ndërsa sot më ftoi të merrja pjesë në një sfilatë mode në New York, ku do të performonte edhe miku i saj, modeli Elton Ilirjani.

Image
Pamje nga eventi

Lashe një impenjim tjetër e vendosa të ndjek show-n në fjalë. Zura vend pranë saj. Skena ndriçohej nga dritat dhe projektorët e shumtë. Vajzat e djemtë në pasarelën e modës, tepër elegantë e të bukur, shkëlqenin mbi tapetin e kuq. Larmia e veshjeve më tërhoqi në labirintin e një lëndine të gjelber me lule plot ngjyra.

U ndjeva mirë që u takuam e po ndiqnim nga afër një spektakël të tillë.

Image
Elton Iliriani

Erdhi rradha e Eltonit. Ecte me trupin drejtë, hapin e shtrirë, pedant e tepër të sigurt. Kjo vinte edhe nga eksperienca disa-vjeçare në industrinë e modës. Ai sapo ishte kthyer nga një turne në Islandë. Spektakli u ndoq edhe nga disa vajza e gra shqiptare, mes tyre edhe arkitektja e re Jorgesta Lito, e cila ka ambicje të hapë kompaninë e saj të modës.

i dhurova një buqetë me lule të freskëta, pasi ditë më parë kishte festuar 59-vjetorin e saj të lindjes. Faleminderit - më tha - që nuk e paske harruar! Spektakli më pëlqeu. U përshëndetëm me Parashqevinë për tu takuar përsëri.

Image
Mimoza Dajçi dhe Parashqevi Simaku
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat