Maratona ‘Ditët e kulturës së Ulqinit’ po shënohet në Kosovë

Kultura

Maratona ‘Ditët e kulturës së Ulqinit’ po shënohet në Kosovë

Më: 7 nëntor 2025 Në ora: 21:09
Ekspozita e tre piktorëve ulqinak gjatë Maratonës “Ditët e kulturës së Ulqinit

Maratona “Ditët e kulturës së Ulqinit” shënohet në Kosovë me ngjarje të ndryshme, duke shpalosur artin dhe trashëgiminë kulturore të qytetit të Ulqinit.

Prishtina, këtë vit është mikpritëse e “Ditëve të Kulturës së Ulqinit”, ku janë mbajtur aktivitete të ndryshme kulturore. Ekspozita e tre piktorëve ulqinak dhe koncerti folklorik muzikor, shpalosin traditën dhe kulturën e Ulqinit.

Kjo maratonë e cila ka filluar me Prishtinën, do të vazhdojë me datën 20 nëntor në Ulqin me ngjarje të shumta.

Tre piktorët nga Ulqini, Naser Hasa, Bilal Nikezi dhe Edin Kapllani, që dikur ishin studentë në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, janë rikthyer për herë të parë pas 44 vjetësh në këtë vend, me ekspozitën e tyre të përbashkët.

Prishtina i ka paraprirë ngjarjes “Ditët e Kulturës në Ulqin” që organizohet nga Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në Mal të Zi, e cila tashmë ka thelluar bashkëpunimin me Kosovën duke nënshkruar marrëveshje edhe me Institutin e Historisë në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat