Porosia e Gani Gecit për ‘prodhimin serbo-rus’: Mblidhuni të gjithë, unë ju dal përballë!

Lajme

Porosia e Gani Gecit për ‘prodhimin serbo-rus’: Mblidhuni të gjithë, unë ju dal përballë!

Nga: N.Sh Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 13:07
Gani Geci

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, edhe sot ka vazhduar me reagimin e tij, ndaj atyre që kritikuan deputetën, vazjën e tij, Marigonën e cila gjatë seancës së djeshme të Kuvendit, ka përmendur vrasjet.

Marigona Geci dje në Kuvend ka treguar se pse ka tërhequr nënshkrimin për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje ekonomike, të iniciuar nga PDK.

Geci ka thënë se nënshkrimin e ka tërhequr për shkak të konfirmimit të aktakuzës ndaj ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

“Ju vuajtjet tona na i keni marrë si ligësi, por tani do të ju tregoj se nuk jemi të dobët. E kam tërhequr nënshkrimin nga iniciativa e PDK-së, pasi që tash e di saktë se është një aktakuzë për ish-kryetarin e partisë tuaj, të dyshuar për vrasje të pas luftës. Ju keni menduar se ne nuk kemi guxim të përballemi me të vërtetën”, tha ajo.

Geci shtoi tutje se “Ne nuk frikësohemi të përmendim viktimat që janë vrarë nga një grup kriminelësh që janë thirrur në emër të luftës”.

Deputetes Geci i është ndërprerë fjala, pasi që kryesuesja e Kuvendit tha se ajo nuk po i përmbahet rregullores.

Mirëpo, pas kësaj pati disa deklarata nga disa individ të cilët kërkuan që mos të flitet nga LDK-ja në Kuvend për vrasjet e pazbardhura.

E kjo ka bërë që Gani Geci të ju reagoj mbrëmë me disa postime në Facebook.

Edhe sot Geci ka kërkuar nga të gjithë ata, të cilët i quan prodhim ruso-serb që të mblidhen me një amfiteatër dhe të i thërrasin të gjitha televizionet e Kosovës, e ky do të iu del i vetëm përballë.

Geci thotë se si profesor do iu tregoj kush janë dhe ku kanë luftuar.

Postimi i Gecit:

Krejt prodhimi ruso-serbo-sllavë mbledhuni në një nga televizionet publike, merrni me vete minoritetet e juaja çone prej varri e merrne  edhe Karl Marksin që e ka ndjek gjermania në Rusi, merrne edhe Leninin, Stalinin, Titen, Enver Hoxhen, Dushan Mugoshen, Milladin Popoviqin, Fadil Hoxhën e Rrahman Morinën, merrne edhe Slloben, e merrni edhe ata dy gabelt e Prizrenit, merrne edhe këtë Syliqin mblidhuni edhe krejt spiunët e KGB, DSG, UDB, SHIK - ut, caktone orën në një amfiteatër thirrni krejt Televizionet e Republikës së Kosovës unë ju dal atje përpara si profesor ju tregoj kush jeni ju, ku keni luftua kah e keni Opqinen edhe ju çka do që kini tregomëni mua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat