Glauk Konjufca luan shah me Gazin – kush po fiton?

Lajme

Glauk Konjufca luan shah me Gazin – kush po fiton?

Nga: N.Sh Më: 9 janar 2021 Në ora: 19:12
Glauk Konjufca dhe Gazmend Islami

Në kohë fushate, pak para zgjedhjeve, njeriu i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje ka gjetur kohë që të luaj shah.

Konjufca, i cili ka shkuar për vizitë tek familja Islami në Podujevë, konkretisht te Gazmend Islami, kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, nuk e ka lëshuar mundësinë që të mos luaj edhe një lojë shahu.

Islami ka publikuar fotografinë ku thotë se, kjo nuk është veç lojë shahu, por lojë nervash e konceptesh.

“Lojë shahu! Glauku- Gazi!

Nuk është veç lojë shahu!

Lojë nervash, lojë koncpetesh!”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat