Statistikat ku Vjosa Osmani del para Albin Kurtit

Lajme

Statistikat ku Vjosa Osmani del para Albin Kurtit

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 22:27
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Sipas një renditje e cila është bërë për interaksionet totale, si pelqime, komente e shpërndarje në 7 ditë e fundit në Facebook të kandidatëve për kryeministër ose për president, primatin si për çudi e mban Vjosa Osmani, pas saj, vjen Albin Kurti, Avdullah Hoti, Ramush Haradinaj dhe Enver Hoxhaj.

Këtë e ka bërë Dardan Haku nga 'Dardha Solutions'.

"Renditja sipas interaksioneve totale (Pëlqime, komente e shpërndarje) ne 7 ditët e fundit ne Facebook të kandidatëve për Kryeministër dhe / ose President. 

Krahasuar me statistikat e publikuara më 29 janar (Me shumë: http://bit.ly/2YZIe4M) ka disa rezultate interesante.

Vjosa Osmani vazhdon ta mbajë primatin, por ajo edhe e ka rritur numrin e postimeve më shumë krahasuar me Albin Kurtin.

Vjosa Osmani në javën e fundit ka pasur mbi 279,000 interaksione në postimet e publikuara, me 3.43 postime në ditë, ndërsa Albin Kurti 189 mijë interaksione me 1.57 postime në ditë.", ka shkruar Hasku në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat